O’Sullivan kalon në raundin e dytë të Kampionatit Botëror
Publikuar:
(17.04.2022 18:43:59)

Ronnie O’Sullivan po e vazhdon me sukses rrugëtimin e tij – drejtë titullit të shtatë.
Numri një i botës – ka triumfuar ndaj David Gilber me rezultat 10-5 – në Kampionatin Botëror që po mbahet në Sheffield.
Ani pse po pësonte disfatë – “The Rocket” arriti të rikthehej në lojë dhe arkëtoi fitore.
Në raundin e dytë – Ronnie do përballet me Mark Allen ose Scott Donaldson.
46 vjeçari po kalon formë të mirë dhe nëse del fitues në këtë garë – do e barazojë Stephen Hendry – i cili është i vetmi që ka fituar këtë trofe shtatë herë.
Që kur e nisi karrierën në vitin 1992, Ronnie ka një rekord 38 tituj në total.
Ky turne – ka nisur me 16 prilli dhe do zgjasë deri më 2 maj. /Shqip.com