Kurti, Gërvalla, Hajdari e Çeku morën pjesë në pritjen për festën e Pashkëve katolike
Publikuar:
(17.04.2022 15:52:05)

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
“Me dëshirën për Pashkë të bardhë e të mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve, kryeministri Kurti uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët katolikë të pranishëm”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Në këtë pritje, Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.


