Jasmina i jep fund lidhjes së re dhe sulmon ish-partnerin
Ish-konkurrentja, Jasmina Kadriu ka treguar se tashmë ajo ka harruar, Andi Artanin.
Kjo është bërë e ditur gjatë intervistës që Jasmina kishte në “ Natën më Aulonën”, ku ajo shpalosi shumë gjëra për jetën e saj.
Ajo pranoi se është në lidhje të re dhe tashmë më të është shumë e lumtur pasi që 24 orë janë së bashku.
“Jam e lumtur dhe qëndroj gjithë kohës me të!”, ka deklaruar ajo.

Jasmina sqaroi se gjatë pushimeve verore ka qenë me të dashurin dhe njerëz të tjerë, ndërsa theksoi se nuk do ta bëjë publik partnerin dhe se në Instagram nuk do ta postojë kurrë.
Mirëpo, duket se lidhja e tyre ka përfunduar shumë shpejt. Kështu po interpretohet një status i postuar nga ajo në Instastory.

“Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”- shkruan ajo në statusin në fjalë që duket edhe sikur e ka sulmuar ish-të dashurin.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes tyre, por një statusi i tillë, i ka bërë fansat të dyshojnë për një krisje në lidhje të saj.
Së për çka bëhet fjalë më konkretisht, duhet të presim versionin e Jasminës./SHQIP.com