Bashkimi – fitues i derbit lokal
Publikuar:
(16.04.2022 23:47:54)

Bashkimi është fitues i derbit lokal ndaj Prizreni 16.
Ani pse pritej të ishte një ndeshje derbi, në parket “arpaxhikët” ishin superiorë dhe triumfuan me rezultat 104:76 .
Basketbollistët më të dalluar te portokallezinjtë ishin Valon Bunjaku me 21 pikë e gjashtë asistime dhe Alban Veseli me 25 pikë e pesë kërcime.

Teksa, te skuadra mysafire u dalluara Arti Hajdari me 20 pikë.
Për Bashkimin – kjo ishte fitorja e 11-të sezonale, krahas 16-të humbjeve.
Kjo skuadër gjendet në vendin e gjashtë në tabelë – me 39 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Prizreni 16 gjendet në pozitën e katërt, me 42 pikë.
Lider i Superligës mbetet Ylli – që ka vetëm gjashtë humbje në këtë sezon. /Shqip.com
