Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri domethënës i të birit
Publikuar:
(16.04.2022 12:34:43)

Aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer ka sjellë në jetë mëngjesin e djeshëm një djalë.
Lajmin se është bërë prindër e ka bërë të ditur vet ai në Twitter.

Ai ka thënë se kjo lumturi është e papërshkrueshme.
Sakaq, sipas mediave turke, ata e kanë pagëzuar djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug mbante në serialin e njohur “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.
Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer u martuan në vitin 2016./SHQIP.com
