Lajme Ballkan

Vdes 34-vjeçari në Zvicër, ishte në kërkim nga policia

Flamuri i Zvicrës

Një 34-vjeçar duke ecur ka vdekur si pasojë e goditjes nga makina gjatë autostradës A1 pranë Baden AG.

Viktima kosovar ishte në kërkim nga Policia e Zvicrës dhe i njëjti e kishte të ndalur të hynte në Zvicër dhe nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, shkruan sda.ch, trasnmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 2:30 të mëngjesit, ai tashmë po ecte në autostradë drejt Cyrihut në daljen Baden-West.

Aty ai është goditur nga makina e një shofereje 32-vjeçare, në korsinë e daljes.

Mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të reagonte, ose të fliste. Një ambulancë e ka transportuar atë në spital. Sipas policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime por e traumatizuar.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.