Lajme

Rrahu babanë e tij për shkak të mosmarrëveshjes, arrestohet

Ilustrim

Një person është arrestuar të martën në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Siç njofton policia, i dyshuari për shkak të një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime tupore.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK/47, një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 31 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet./SHQIP.com