Osmani për CNN: Serbia vazhdon të na shoh si shtet të përkohshëm, ne do të qëndrojmë si komb i pavarur dhe sovran
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia vazhdon t’i shikojë vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të përkohshme – por theksoi se Kosova do të qëndrojë si komb i pavarur dhe sovran.
Këto komente, Osmani i bëri gjatë një lidhje direkte me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.
Osmani, po ashtu foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Për agresionin rus në Ukrainë tha se ato imazhe ngjajnë me ato që populli i Kosovës i ka kaluar dy dekada më parë.
“Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane dhe të gjalla demokratike. Imazhet që shohim në Ukrainë për shkak të agresionit rus kundër popullit të pafajshëm janë një kujtesë e rëndë e asaj që ne duhej të kalonim”, tha Osmani.
Tutje theksoi se në 10 vitet e fundit Serbia ka arritur që të rrisë bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë në nivelin që nuk ka qenë asnjëherë më parë.
“Vetëm një shemull 2012 numri i ushtrimeve ushtarake mes Serbisë dhe Rusisë ka qenë 2 në vit, derisa tani është më shumë se 100 në vit”, u deklaroi ajo.
Serbia continues to view countries of the western Balkans “as temporary countries,” says Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS. “We’re here to stay as independent, sovereign and vibrant democratic nations.” pic.twitter.com/6ZbUSY0bN7
— Christiane Amanpour (@amanpour) April 14, 2022
Osmani shprehu shqetësimin edhe për blerjen e armëve nga Serbia.
“Ditëve të sotme shohim marrëveshje për blerjen e armëve mes Serbisë dhe Rusisë si dhe Serbisë dhe Kinës dhe kjo na shqetëson të gjithëve në rajonin tonë”, u shpreh Osmani.
Sipas saj, sa më shumë armë që blejnë, aq më shumë bëjnë përpjekje destabilizuese ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Serbia vazhdon të na shohë si shtete të përkohshme, çka qartazi nuk është e vërtetë. Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane, dinamike dhe demokratike”, tha Osmani.
Presidentja tha se Kosova do ta mbrojë atë çfarë ka arritur dhe është gati të paguajë çfarëdo çmimi për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e pavarur dhe sovran./Shqip.com