Haxhiu thotë se VV-ja po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për “nxitjen e armiqësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë”.
Sipas tij, debati për “armiqësinë” dhe raportin Kosovë-Shqipëri, është shkaktuar nga partia e cila erdhi në pushtet “me kauzën e bashkimit kombëtar”.
“Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve, mësimdhënësve e zjarrfikësve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ai më tej ka theksuar se këto ditë temë kryesore do të duhej të ishte “562 raste pozitive me Covid-19, pastaj edhe rastet e infektimit të disa fëmijëve dhe rastet e reja me virusin Delta të cilat nuk janë identifikuar e raportuar me kohë nga Ministria e Shëndetësisë”./SHQIP.com