Murati: 100 euro mund të jenë pak për ata që harxhojnë për armë e fishekë
Publikuar:
(14.04.2022 14:38:13)

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati edhe niher e ka arsyetuar vendimin e Qeverisë për shtesat prej 100 eurove.
Murati gjatë seancë së kuvendit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të kuvendit të cilët po e kundërshtojnë ndihmën dhe shtesën e Qeverisë prej 100 eurove.
Ai ka thënë se 100 euro mund të jenë pak për ata që harxhojnë këto të holla në armë e fishekë
‘’100 mund të ju duken pak. Për disa që shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për armë e fishekë, mund t’iu duket pak, mirëpo për shumicën e familjeve mjaftojnë’’ ka thënë Murati.
Dje gjatë ditës, Qeveria e Kosovës morri vendim që të shpërndajë 100 euro për pensionistat, studentët e po ashtu edhe për puntorët e sektorit privat e publik./Shqip.com