Këshilli i Nxënësve organizon marsh protestues
Publikuar:
(14.04.2022 11:48:30)

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) do të organizoje një marsh protestues.
Ky marsh protestues pritet të mbahet me 19 prill në 29 qytete të Kosovës me moton: “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”.
KNK përmes këtij marshi ka synim të fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme.
“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu janë bërë publike edhe qytetet e Kosovës ku pritet të organizohet marshi protestues./Shqip.com
