Atletico dhe Man City përplasen në tunel

Në minutat e fundit të ndeshjes së Champions League, ndërmjet Atletico Madridit dhe Manchester Cityit, tensionet u rritën.
Mosmarrëveshjet mes dy skuadrave nuk përfunduan në fushë, por u bartën edhe në tunel, shkruan Goal.com.
Pavarësisht një ndeshje të mirë nga Atletico, City arriti të kualifikohet tutje, pas golit të vetëm të shënuar në “Etihad”.

Por loja u la në hije në minutat e fundit nga një përleshje ku përfshiheshin disa lojtarë nga të dyja palët, dhe fundi i lojës me sa duket nuk i qetësoi tensionet, me lojtarët që thuhet se janë përplasur ndërsa shkonin për në dhomat e zhveshjes.
Pas ndeshjes janë përplasur Stefan Savic dhe Jack Grealish, të cilët patën konfrontime edhe në fushë.
Ish lojtari i Atletico Madridit, Rodri, tha se gjëra të tilla mund të ndodhin në një lojë.

“Ne jemi të gjithë futbollistë dhe e dimë se ajo që ndodh në fushë mbetet atje. Është një lojë me shumë emocione dhe një rezultat shumë i ngushtë. Nuk e di vërtet se çfarë ndodhi. Ka ndodhur një grindje e vogël. Jam përpjekur të largohem – ata janë ish-shokët e mi të skuadrës dhe këto lloj gjërash nuk janë të këndshme. Është thjesht një anekdotë dhe ne kemi arritur të ndajmë [agresorët],” tha ai.
City u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të përballet me Real Madridin./Shqip.com