Rozë

Semi ka një mesazh pas deklaratës së djeshme të Donaldit për tu pajtuar më Borën

Bora Zemani, Donaldi dhe Semi

Donald Veshaj dje ka habitur të gjithë me deklaratën që bëri përmes një postimi në Instastory.

Pas përfundimit të Big Brother Vip, ai foli për herë të parë në lidhje me ndjenjat e tij për Borën dhe historinë me Trixën.

“E ndërkohë që kamerat janë fikur,uroj të kuptoni e respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, ishte një pjesë e deklaratës së Donaldit ku me këtë vulosi mbylljen e historisë me Trixën, ndërsa për Borën u shpreh se po mundohet ta rifitojë.

Ndërsa deklarata bëri bujë në rrjet, një reagim ka ardhur dhe nga mikesha e moderatores, Semi Jaupaj.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi, për të cilin fansat janë të bindur se i drejtohet Donaldit.

“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte” ishin fjalët e Semit, të cilat janë parë si një mesazh indirekt ndaj ish të dashurit të mikeshës së saj më të ngushtë.

Ndryshe, Trixa është duke punuar në projektin e saj më të ri të cilin tashmë e ka gati dhe është dedikim për Donaldin./SHQIP.com