Lajme

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare, diskutohet për politikën e jashtme

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, pritet që sot të mbajë seancë plenare në ora 13:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.

“Rendi  i ditës: Debat parlamentar për politikën e jashtme. Vendi, Kuvendi i Kosovës, në ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Kuvendi i Kosovës

Ndërsa, duke filluar nga 09:20 në sallën N10 do të mblidhet komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Rendi i ditës:                                                    

 “Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë:24.1.2022, 2.2.2022 dhe 14.2.2022; Shqyrtimi i  Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare; Shqyrtimi i Raportit plotësues lidhur me Raportin me amandamente për Projektligjin nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurencës”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës gjithashtu pritet të mblidhet edhe komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturës, Rini dhe Sport

Rendi i ditës:                                                     

“Miratimi i rendit të ditës. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 22.3.2022; Diskutim  për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunale ftuar Xhemile Murati –Shabani kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK”, thuhet në njoftim.

Komisioni do të mblidhet nga ora 10:00 në sallën N303

Nga ora 10:00 në sallën N204, pritet të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Rendi i ditës:

“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 05.04.2022; Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare; Shqyrtimi i Raportit vjetor të ARRU-së për vitin 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga ora 11:00 në sallën N302 do të mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

Rendi i ditës :                                                     
“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 29.03 dhe 04.04.2022; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2021”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Rendi i ditës:                                                    

“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me dt. 23.02.2022, 2.03.2022 dhe 15.03.2022. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; Shqyrtimi i raportit plotësues për Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës nr.08/1222/L-056 datë 21.12.2021, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti”, thuhet në njoftim.

Ky komision pritet të mblidhet nga ora 12:00 në vendin N20./Shqip.com