Kulturë

Artisti kosovar Petrit Halilaj do të shfaq instalacionin e tij për Muzeun e Holandës

Artisti kosovar Petrit Halilaj, po përgatitet të shfaqë instilacionin e tij “Shkreptimë dhe Ru” në ‘Fries Museum’ në Holandë.

Muzeu i Fries do të prezantojë ekspozitën e parë solo të Petrit Halilajt në Holandë. Me një praktikë që shtrihet në instalacione, vizatime dhe video.

“Halilaj (1986, Kostërrc, Kosovë) shpesh e përdor biografinë e vet si pikë largimi për të hetuar identitetin kulturor, kombësinë dhe trashëgiminë. Puna e tij përfshin rregullisht zogjtë dhe kafshët e tjera si metafora për transformim; kostumet e myshkut dhe skulpturat e ngjashme me zogjtë, për shembull, janë shfaqur shpesh në instalimet e tij në shkallë të gjerë”, përshkruhet instalacioni i tij.

Ru (2017) dhe Shkrepëtima (2018), dy nga projektet e tij më të njohura monumentale, mund të përjetohen në Leeuëarden nga pranvera e vitit 2022 e tutje.

Në Muzeun e Fries, Halilaj ndërthur realitetin dhe imagjinatën në instalacionet që hedhin dritë mbi rolin e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda një komuniteti.

“Edhe pak ditë përgatitje për prezantimin e Shkreptimës edhe Ru në Fries Museum në Holandë!!!

Këtë herë, kam provu me instalu me ndryshe ne ajër pjesët e rrënojave të marra nga Shtëpia e Kulturës edhe sa te jetë e përfundume i ndaj materialet me ju!”, ka shkruar Halilaj.

Instalacioni do të shfaqet nga 16 prill 2022 deri më 5 mars 2023.