Lajme

Rama: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që Kosovës ti lebarizohen vizat. Këto komente Rama i bëri gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman Ola Schloz. Po ashtu gjatë konferencës Rama foli edhe për një sërë çështje tjera.

Ndërsa lidhur me konfliktin në Ukrainë, Rama është shprehur se së bashku me Bashkimin Evropian, dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë, duke bërë thirrje që lufta të përfundojë sa më parë.

Foto nga takimi

“Është kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim. Jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gatishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë që emër të tij për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit që shpresojmë të ndodhë në Këshillin e ardhshëm të muajit qershor. E çmojmë shumë konsideratën e Qeverisë Federale, për progresin që ne kemi bërë , por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur që ti bëjmë të gjitha ato që duhen bërë.

Po ashtu Rama është shprehur se  përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen./Shqip.com