Një grua në Gjakovë bën vetëvrasje, dyshohet se u var në banjon e banesës
Publikuar:
(11.04.2022 15:17:37)

Një grua në Gjakovë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në banjon e banesës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Shqip.com se rasti ka ndodhur në ora 11:00 të hënën,
“Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar njoftim se në rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femër e varur në banjon e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë ai.
Gjurkaj ka bërë të ditur se aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall./Shqip.com