Bosksieri amerikan dërgohet në spital – i mbyllet syri nga goditjet e pësuara

Në Virgin Hotels në Las Vegas, Nevada, u zhvillua një nga luftimet më të çuditshme në boksin profesionist në vitet e fundit.
Amerikanët, Erickson Lubin dhe Sebastian Fundora u përballën me njëri-tjetrin për titullin e përkohshëm të Këshillit Botëror të Boksit (WBC) në peshën super të lehtë.
Para ndeshjes, Lubin (24-1, 17 KO) dukej paksa i favorizuar për të fituar ndaj Fundoras (18-0-1, 12 KO), por rë ring doli të jetë një histori e tjetër.
Në raundin e dytë, Fundora ishte dominues dhe e rrëzoi kundërshtarin.
Teksa – me pikë totale ishte duke prirë Lubin.
Por, me kalimin e raundeve, fytyra e tij filloi të “prishej” deri në pikën që syri i tij i djathtë praktikisht u mbyll dhe djersa e tij u zëvendësua nga gjaku që filloi t’i derdhej në fytyrë, e gjitha për shkak të kombinim i goditjeve të marra.
Sipas raportimeve, ai u dërgua në spital pas përfundimit të meçit.
Sebastian Fundora e njohu madhështinë e kundërshtarit të tij dhe e mbështeti vendimin për të mos e lejuar të vazhdojë.
“Ai është një luftëtar i ashpër, i cili ishte gjithmonë përpara në luftë, por nuk kishte nevojë të lëndohej më. Ata morën vendimin e duhur për ta ndërprerë luftën sepse fytyra e tij dukej ndryshe. Ai ishte transformuar dhe kishte shumë gjakderdhje. “tha ai.
Me këtë fitore, Fundora – tashmë e ngriti rekordin e tij në boksin profesionist – në 19 fitore (13 me nokaut) dhe një barazim. /Shqip.com