Djali i David Beckham publikon foto nga albumi i dasmës
Publikuar:
(11.04.2022 13:30:42)

Brooklyn Beckham dhe Nicole Peltz i kanë dhënë fund beqarisë në Palm Beach, Florida.
Çifti i famshëm organizuan një festë shumëditore me ceremoni tradicionale hebraike.
Nuk munguan as fotot nga albumi i dasmës që Brooklyn ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Brooklyn kishte zgjedhur një kostum të zi elegant, kurse Nicole një fustan të bardhë me bisht të gjatë.

Ai po ashtu publikoi foto me babain Davidin dhe dy vëllezërit e tij, Cruz dhe Romeon.

Kujtojmë se Brooklyn dhe Nicole u fejuan në korrik 2020, pasi e bënë publike lidhjen e tyre fillimisht në janar të atij viti.
Brooklyn dhe Nicole planifikuan të martoheshin më herët se viti 2022, por e shtynë ditën e celebrimit për shkak të pandemisë COVID-19./Shqip.com