Sport Ndërkombëtar

Vojvoda me shokë – e ndalin Milanin

Torino-Milan

Gara për titull në Serie A – ka marrë një kthesë të re.

Napoli humbi, Milani barazoi dhe këto janë lajme të mira për Interin.

Rosonerët kanë barazuar – pa gola në udhëtim te Torino, për të bërë një hap prapa në luftën për titull.

Ani pse konsideroheshin favoritë në letër, kuqezinjët nuk arritën të rrëmbenin pikët e plota ndaj Mergim Vojvodës me shokë.

May be an image of 7 people and people playing sport
Momente nga takimi

Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli e pati posedimin e topit dhe rastet, ama rrjeta mbeti pa u tundur.

Teksa, Vojvoda u paraqit për 85 minuta dhe pati një ndeshje mjaftë të mirë.

Ky ishte barazimi i tetë në këtë sezon – për rosonerët.

Image
Momente nga takimi

Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Milani gjendet në pozitën e parë – me 68 pikë të grumbulluara.

Interi është një vend më poshtë, një pikë pas, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse, neurazurët triumfojnë në takimin e radhës, atëherë do e rrëmbejnë përsëri kreun e Series A./Shqip.com

Tabela e Series A