Peja rrëmben pikët e plota në Prizren

Peja ka shënuar fitore – në udhëtim te Prizreni 16, në kuadër të xhiros së 26-të të Suerligës së Kosovës në basketboll.
Mysafirët ishin më kërkues nga fillimi dhe arritën që të triumojnë me rezultat 82:108.
Se kishin udhëtuar për fitore – pejanët e treguan qysh në çerekun e parë – duke krijuar epërsi prej 13-të pikëve.

Basketbollistët më meritorë për këtë fitore ishin Daniel Lekndreaj me 24 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë asistime.
Kurse, te Prizreni 16 – paraqitje të mirë zhvilloi Darell Davis me 27 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime.
Peja, tashmë ka 43 pikë të grumbulluara dhe gjendet në pozitën e tretë.
Teksa, Prizreni 16 gjendet një pozitë më poshtë, me dy pikë më pak.
Lider i Superligës mbetet Ylli, që ka arkëtuar 20 fitore dhe është mposhtur vetëm gjashtë herë. /Shqip.com
