Titullit të Premierligës nuk i dihet ende destinacioni

Pesë gola, shumë raste shënimi, asnjë fitues.
I nisur në tymin e shkaktuar nga atmosfera e zjarrtë në “Etihad Stadium”, derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezulat të barabartë 2-2.
Vetëm pesë minuta pas gjyqtari kryesor, sinjalizoi për nisjen e takimit – Kevin de Bruyne e tundi rrjetën.
Teksa, u asistua nga Bernardo Silva.

Por, ky gëzim zgjati vetëm shtatë minuta, sepse Diogo Jota i barazoi shifrat.
Për sulmuesin portugez ky ishte goli i 15-të në këtë sezon të Premierligës.
Pas pranimit të golit, City shtoi sulmet edhe më shumë drejtë portës së mysafirëve.
Dhe e arritën qëllimin.
Gabriel Jesus e tundi rrjetën për 2-1, në minutën e 37-të dhe festa shpërtheu në taborin vendas.
Skuadrat shkuan në pushim – me këtë rezultat.
Me të filluar pjesa e dytë, ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp arriti që ta gjejë rrugën e golit me anë të Sadio Manes.

Deri në fund të takimit, shifrat nuk ndryshuan.
Pas këtij barazimi, City ka 74 pikë, kurse Liverpooli një më pak.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe tetë xhiro për tu zhvilluar.
Lufta për titull mbetet ende e hapur./Shqip.com
