HIB Petrol e fajësoi Xhaferin për keqpërdorim, por në fund e mbrojti avokati i tyre

HIB Petrol është ndër taksapaguesit më të mëdhenj në vend.
Se si ky biznes po dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale, Shqip ka tentuar të flas me drejtorin gjeneral të HIB, Visar Bytyqi, por i njëjti nuk u është përgjigjur kërkesave përmes postes elektronike, e as nuk pranoi të takohet fizikisht.
Po atë natë kur edhe u zhvillua aksioni, HIB doli me një komunikatë për media, duke e cilësuar vetën si palë të dëmtuar, e fajësuar Fatbardh Xhaferin se ka vepruar për interesa personale.
Por, si duket të njëjtit kishin mëshirë ndaj tij, pasi avokati i tyre Arianit Koci, u angazhua si avokati i Xhaferit në seancën e mbajtur të nesërmen me 19 mars, për caktimin e masës së arrestit.
Në anën tjetër, Xhaferi thotë se parat kanë kaluar në llogari të HIB.
“Pyetje: Qysh i keni dorëzuar faturat tek Zyra ndërlidhëse greke?
I dyshuari: Nuk janë dorëzuar, sepse as nuk janë liferuar(nuk është dorëzuar malli).
Pyetje: Çfarë forme bëhet pagesa nga Zyra ndërlidhëse greke?
I dyshuari: Nuk ka pagesa.
Pyetje: Ju thoni që s’ka paguar dhe keni marrëveshje qe disa vite?
I dyshuari: Po.
Pyetje: Ju thatë më herët se ju i lidhni të gjitha kontratat me institucionet tjera, si i bëni ato dhe a është procedura e njëjtë si në këtë rast?
I dyshuari: Secila kontratë është e veçantë, disa bëhen përmes e-maili, disa me kontakte dhe disa në zyre te HIB Petrol.
Pyetje: Pagesat të cilat deklaruat që i pranoni kesh, çka veproni më pas?
I dyshuari: Pagesat i kam deponuar llogari të HIB Petrol, me numër të faturës.
Pyetje: Kur i depononi parat në llogari të HIB Petrol, a përshkruhet arsyeja e pagesës për çfarë bëhet pagesa?
I dyshuari: Përshkruhet numri i faturës”, ka thënë Xhaferipër hetuesinë e Doganës së Kosovës