Sport Shqiptar

Drita deklason Feronikelin, Llapi mposht Ulpianën

FC Drita

Drita dhe Llapi kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita me lehtësi ka kaluar Feronikelin, pasi e mposhti me rezultat të thellë 5:0.

Skuadra nga Gjilani dilemën e fituesit e përfundoi në pjesën e parë, duke shënuar katër gola.

Fillimisht ishte Marko Simonovski që shënoi në minutën e 12-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Almir Kryeziu.

Por, Drita nuk u ndal me kaq duke shënuar edhe dy herë në pjesën e parë me anë të Hamdi Namani dhe Marko Simonovski, për të cilin ishte goli i dytë i ndeshjes.

Golin e vetën në pjesën e dytë e shënoi Muharrem Jashari, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5:0.

Drita edhe pas kësaj ndeshje mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, kurse Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 12-të pikë.

Fitore ka shënuar edhe Llapi, pasi mposhti Ulpianën me rezultat bindës 2:0.

Fillimisht skuadrës së Tahir Batatinës epërsinë ia dha Dardan Jashari, në minutën e 36-të.

Kurse, Festim Alidemaj e vulosi fitoren e mysafirëve, duke e quar topin në rrjet në minutën e 77-të.

Llapi gjendet në vendin e katërt me 44 pikë të grumbulluara, ndërsa Ulpiana është në vendin e parafundit me 24 pikë./Shqip.com