Lajme

Ndryshimi i motit, Dragashi mbulohet nga bora

Dragash

Ashtu siç edhe kishte parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përveç reshjeve të shiut ka rënë edhe borë në Kosovë.

Sasi më e madhe e borës ka rënë në komunën e Dragashit.

Në një fotografi të publikuar në Facebook nga drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Selim Kryeziu, shihet se bora ka mbuluar rrugët e këtij qyteti.

Dragash

Sa i përket temperaturave, ato do kanë pësuar rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Nga java e ardhshme është paraparë të ketë ngritje të temperaturave, ku do të arrijnë deri në 20 gradë celsius./Shqip.com