Lajme Ballkan

Rasim Ljajiq pëson aksident trafiku, humb jetën shoferi

Rasim Ljajiq

Kryetari i partisë Socialdemokrate në Serbi, Rasim Ljajiq ka pësuar aksident me veturë në autostradën Beograd – Nish.

Si pasojë e plagëve të marra, shoferi i veturës “Skoda Superb” ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, raporton Tanjug.

“Në autostradën Beograd-Nish, tek Razhnja, rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm – vetura Skoda Superb brenda të cilës gjendej kryetari i partisë Socialdemokrate në Serbi, Rasim Ljajiq, për arsye akoma të panjohura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme të Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare në Nish, Zoran Perisic tha se Ljajiq është jashtë rrezikut për jetën.

“Ka lëndime të rënda në gjoks, por është stabil, i vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Perisic.

Sipas Perishiqit, Lajiq është pranuar në spitalin e Nishit rreth orës 10:15. /Shqip.com