Ben Arfa “në telashe” me trajenrin e Lilles

Lilles iu bashkua në afatin kalimtar të janarit.
Por, kjo “aventurë” duket që nuk do jetë e gjatë për të.
Hatem Ben Arfa dhe kampionët e Francës mund t’i ndajnë rrugët – ende pa mbaruar sezoni.
35 vjeçari ka shfaqur një ‘sjellje jo të përshtatshme’, pas barazimit pa gola ndaj Bordeaux, sipas trajnerit të Lillës, Jocelyn Gourvennec.

“Një lojtar u soll në mënyrë të papërshtatshme në dhomën e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes. Ishte e vështirë për mua ta kuptoja sepse kam shumë dashuri për këtë lojtar”, tha Gourvennec në një konferencë për shtyp të premten.
“Presidenti ka një rregull: nuk prek klubin, ekipin, trajnerin. Nga pozicioni im si trajner, është e qartë se ishte e pamundur të lejohej të ndodhte diçka që mund të ndryshonte unitetin e ekipit, grupit, dhomës së zhveshjes”, shtoi ai.
Teksa, mediat në Francë shkruajnë se Ben Arfa mund të pezullohet ose t’i ndërpritet kontrata me Lillen.
Lidhur me këtë rast, ka reguar edhe vetë futbollisti përmes një shkrimi në Instagram.
“Flisni për të përdredhur? Kur ju dhe presidenti juaj jeni më të shtrembëruarit. Problemi juaj është paaftësia”, ka shkruar ai.

Ben Arfa konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë që ka parë futbolli francez ndonjëherë, por për arsye të ndryshme – kryesisht dispilinore, karriera e tij mori një kahje që dëshpëroi shumë fansa të këtij sporti. /Shqip.com