Rrëzohet nga lartësia një zyrtar i KEDS-it
Publikuar:
(09.04.2022 11:14:18)

Një zyrtar i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, është rrëzuar nga lartësia.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Bali Kuqi” në Suharekë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal”, thuhet në njoftim.
PK ka njoftuar se mjekët kanë bërë të ditur se është jashtë rrezikut për jetë./Shqip.com