Gashi: Prokuroria heshtë për ekspertizën e Deharit
Publikuar:
(08.04.2022 18:16:53)

Avokati, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se pas pranimit të ekspertizës shtesë nga Institutit Zviceran i mjekësisë ligjore, prokuroria vazhdon të heshtë.
Gashi për Shqip.com nuk ka pranuar që të jepe komente rreth kësaj heshtje, por i njëjti gjithashtu nuk ka treguar se çfarë pritshmëri ka nga kjo ekspertizë.
“Ne ende nuk kemi marr një kopje të ekspertizës, dhe nuk mundem më fol më shumë”, ka thënë ai.
Avokati Gashi javën e kaluar ka bërë të ditur se që dy javë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar ekspertizën shtese lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i vrarë në qendrën e paraburgimit në Prizren me 05.11.2016./Shqip.com