Sport Shqiptar

Kjo është skuadra që po kërkon shërbimet e Adnan Januzajt

Adnan Januzaj

E ardhmja e anësorit belg me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj mbetet ende e paqartë, shkruan Shqip.com.

Kampioni aktual i Belgjikës, Club Brugge po interesohet për shërbimet e sulmuesit të krahut.

Lajmi është bërë i ditur gjatë së hënës nga mediumet belge, ku bëhet e ditur se skuadra belge ka kontaktuar Janzajn si dhe Real Sociedadin.

Drejtuesit e Club Brugge janë të vendosur ta transferojnë sulmuesin gjatë kësaj vere.

Januzaj ka kontratë me Real Sociedad deri në verën e vitit të ardhshëm, kurse sipas raportimeve të fundit, ai ka refuzuar të nënshkruaj kontratë të re me skuadrën spanjolle.

Në të kaluarën, 26-vjeçari ka luajtur edhe për skuadra si: Manchester United, Sunderland e Borussia Dortmund./Shqip.com