Sport Ndërkombëtar

Hetimi i Premier Ligës për Manchester Cityn – është akoma i hapur

Manchester City

Është njëra nga skuadrat më të pasura në botën e futbollit.

Manchester City ka hyrë fuqishëm në treg që prej se u ble nga sheiku Mansour në vitin 2008.

Kjo i bie se Cityzens në sezonin 2008/09 kishin blerë lojtarë me vlerë prej mbi 100 milion eurosh.

Ishte sulmuesi i Real Madridit në atë kohë – Robinho, që u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit.

Robinho, Man City

Prurjet e emrave të mëdhenj vetëm sa shpeshtoheshin, kurse lojtarët mesatarë dhe ata nën mesatare nuk kishin më vend në “Etihad”.

Kjo ndodhi vazhdimisht deri në vitin 2019, kur Premier Liga mori vendim të hetonte të hyrat dhe të dalat financiare të ‘bluve’ të Manchesterit, si pasojë e shkeljes se FFP.

“Financial Fair Play” është një rregullacion i UEFA-s i bërë nga viti 2009, i cili ka për qëllim moslejimin e klubeve të shpenzojnë më shumë se sa fitojnë nga të ardhurat e tyre.

Fanela e Cityt mbi topin e Ligës së Kampionëve

Hetimi i cili akoma nuk ka ardhur në një përfundim, kapi vëmendjen e UEFA-s e cila dënoi klubin me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane. Megjithatë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) tha se “shumica e shkeljeve të supozuara ose nuk ishin vërtetuar ose me parashkrim”.

Gjiganti medial gjerman “Der Spiegel” kishte raportuar në atë kohë për shkeljet e bëra dhe ishin këto raportime që çuan deri në hapjen e këtyre hulumtimeve.

Tani, “Der Spiegel” thotë në një raportim të fundit se Premier Liga investigon Cityn në tre kategori.

Manchester City duke festuar titullin kampion në Premier Ligë

Presioni i bërë tek fëmijët nën moshë të nënshkruajnë kontrata me pagesë me klubin (që është e ndaluar).

Dyshimet se sponsorët e klubit në Abu Dhabi kanë siguruar vetëm një pjesë të pagesave të tyre për vetë klubin, ku shumica duket se vijnë nga vetë [pronari] Sheikh Mansour.

Dhe së treti, Roberto Mancini mendohet të ketë marrë një pjesë të konsiderueshme të kompensimit të tij fshehurazi me anë të një kontrate konsulence fiktive.

Roberto Mancini dhe Sheik Mansour

Organet e Premier Ligës akoma nuk e kanë mbyllur çështjen dhe nuk dihet se në çfarë faze ka arritur hetimi, njofton “Goal”, përderisa klubi nuk ka dhënë përgjigje për ta.

Përndryshe, Manchester City kanë një këmbë në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Atleticon 1:0 në shtëpi. /Shqip.com