Szunyog: Qeveria t’i bëjë detyrat e shtëpisë dhe të punojë, BE e ka kryer punën e saj për liberalizimin e vizave

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomash Szunyog, gjatë konferencës së 6-vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), ka folur për liberalizimin e vizave.
Szuynog kur foli për heqjen e vizave tha se nuk e kupton pse ky proces nuk ka ndodhur më herët, por pohon se BE-ja e ka kryer punën që i takon.
“Liberalizimi i vizave është e vështirë ta kuptoj pse nuk është bërë deri më tani, por nuk është çështje e BE-së, sepse ne e kemi bërë punë tonë”.
Kurse, sipas tij, Qeveria duhet që t’i kryej detyrat e shtëpisë.

“Njërin nga ish-ambasadorët e Kosovës e pyeta se sa herë kishte vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kishte folur me këto institucione që janë përgjegjëse për Shengenin dhe çështje të migrimit dhe ai tha asnjëherë, asnjëherë nuk kishte marrën ndonjë udhëzim që të prezantojë shifra për shembull sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të ndërmarrë hapa aktivë dhe të flasë me njerëz që janë vendimmarrës… Prandaj do të doja të shihja pjesën përveç institucioneve të BE-së, të shihja edhe qeverinë të bëjë detyrat e saj të shtëpisë, t’i prezantojë sukseset në këtë fushë, dhe të punojë me shtetet anëtare ashtu që te merr mbështetjen e duhur pranë Këshillit”, ka shtuar Szunyog.
Theksojmë se Kosovës ende nuk i është bërë liberalizimi i vizave./Shqip.com