Sport Shqiptar

Teuta kualifikohet në gjysmëfinale

Teuta - kualifikohet në gjysmëfinale

E siguruan një biletë për në gjysmëfinale.

Teuta ka triumfuar ndaj Tirana Neptun – me rezultat 73-78 për tu kualifikuar në mesin e katër skuadrave më të mira të Ligës Unike.

Skuadra nga Durrësi hyri në këtë takim në cilësinë e favoritët – për shkak se në takimin e parë kishte triumfuar në shtëpi me rezultat 96:81.

May be an image of 5 people, people playing sport and indoor
Momente nga takimi

Dallimi në ndeshjen e sontme u bë në qysh nga fillimi, pasi në të katër çerekët – mysafirët ishin dominues në parket.

Basketbollisti më i dalluar te kjo skuadër ishte – Nasir Core, i cili shënoi 19-të pikë dhe bëri nëntë kërcime.

Kurse, në anën tjetër – te Tirana paraqitje të mirë zhvilloi Endrit Hysenagolli me 16 pikë e 11 kërcime.

Ndeshja tjetër në kuadër të çerekfinales është duke u zhvilluar në Prizren, ku po përballen Prizreni 16 dhe Rahoveci. /Shqip.com