Koeman rikthehet tek “Oranje” pas Katarit

Pas lajmeve se tekniku i stolit të Holandës, Louis van Gaal është i diagnostikuar me kancer prostate, duket se ai nuk e ka edhe gjatë si kryetrajner.
Kjo pasi që Ronald Koeman pritet të emërohet trajneri i ri, raporton Kombëtarja e Holandës në “Twitter”.
🔶 Back as our coach from 2023: 𝐑𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐊𝐨𝐞𝐦𝐚𝐧! 🇳🇱#Koeman2026 | @RonaldKoeman pic.twitter.com/iZhpXlLCHG
— OnsOranje (@OnsOranje) April 6, 2022
Ish-trajneri i Barcelonës do të caktohet si pasues i bashkëkombasit të tij menjëherë pas Kupës së Botës.
Kampionati do të mbahet nga muaji nëntor dhe do zgjasë deri më 18 dhjetor, kur do të mësohet se cilës kombëtare do t’i vihet ylli mbi stemë.
Më pas, në janar Koeman do të rimarrë rolin e shefit të pankinës së “tulipanëve”.

59 vjeçari u zëvendësua nga Xavi, dersia zhvilloi 67 ndeshje me blaugrana duke arritur një mesatare prej 1.96 pikë për lojë.
“Oranje” do të ketë përballë kampionin e Afrikës -Senegalin, Ekuadorin dhe shtetin nikoqir Katarin në fazën e grupeve në Botëror. /Shqip.com