Dua Lipa po vjen në bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore
Publikuar:
(06.04.2022 09:48:18)

Dua Lipa së shpejti po vjen me një projekt të ri.
Ajo madje ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtaren me famë botërore Katy Perryn.

Burimet e “The Sun” kanë treguar se dy këngëtaret kanë admirim për njëra-tjetrën, ndaj shumë shpejt pritet një super bashkëpunim mes tyre.
Dua dëshironte që Katy t’i bashkohej “Ball & Chain”, një këngë e papublikuar nga Future Nostalgia, por besohet se artistja ishte e zënë në kohën e regjistrimit./Shqip.com