Kulturë Kino

Vdes aktorja Markie Post, e njohur për paraqitjen në ‘Night Court’ dhe ‘The Fall Guy’

Aktorja, Markie Post.

Aktorja e njohur, Markie Post e njohur për paraqitjen në “Night Court” dhe “The Fall Guy”, ka vdekur në moshën 70 -vjeçare.

Menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky, ka konfirmuar vdekjen e aktores në një deklaratë për Fox News.

Ajo të dielën ka bërë të ditur se aktorja ka lufuar me kancerin për gati katër vjet.

“Krenaria jonë është se kush ishte ajo përveç aktrimit”, ndau familja e saj në një deklaratë. “Një person i dashur dhe falës në një botë të ashpër”, ka thënë ajo.

Markie ka lindur në vitin 1950 në Palo, Kaliforni, ndërsa filloi karrierën si producente në shfaqjen “Double Dare”.

Sidoqoftë, artistja bëri paraqitjen në vitet 1970 në “CHiPs”, “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers in the 25th Century” dhe “Hart to Hart”.

Nga atje, karriera vazhdoi edhe në shfaqje të tjera të profilit të lartë si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.

Ajo raportohet se është shfaqur në 65 episode të dramës aksion midis 1982 dhe 1985./SHQIP.com