Rozë

Babai i modeles shqiptare habit me deklaratën për vajzën: Të bësh ‘twerk’ nuk është punë e lehtë

Emri i Serena Sulës është bërë i përfolur falë lidhjes së saj me ish-konkurrentin e Për’puthen, Arjon Lulin.

Dyshja në fjalë për aq kohë sa ishin bashkë u komentuan shumë për videot e tyre provokuese.

Së fundmi modelja ka bërë një rrëfim për jetën e saj në rrjetet sociale.

Arjon Luli dhe Serena Sula

Ndryshe nga herët e tjera, ajo është shfaqur krah babait të saj i cili nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe pyetjeve pikante nga fansat.

Ai tha se vajza e tij ka një punë shumë të vështirë kur bën “twerk”.

Arjoni dhe Serena

“Më besoni është shumë e vështirë që të bësh twerk. Është njëlloj si të jesh një pilot i mirë apo një delfin i mire, bukur me parametra”, thotë babai i Sulës i cili deklaroi se i ndjek performancat e vajzës së tij dhe se ndjehet krenar.

Ndarja e Serenës me Arjonin erdhi menjëherë pas kamerës së fshehur që ish-konkurrenti i Për’puthen i bëri në një emision duke i thënë se po ndahet nga ajo./Shqip.com