Don Xhoni reagon pas ndarjes me modelen: Mos e luaj viktimën, mos bëj drama
Pas lajmeve për ndarjen e tij me modelen ruse, Ariana Lireyn ka reaguar edhe vet reperi.
Me anë të një postimi në “Instastory”, ai ka konfirmuar se lidhja e tyre tanimë ka marrë fund.

Don Xhoni, po ashtu ka treguar se posedon ende respekt ndaj modeles dhe koha që kanë kaluar bashkë do të mbetet e paharruar.
Por, ai i ka bërë një kërkesë modeles duke i thënë të mos e luajë viktimën në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:
“Kam shumë respekt për ty, ti ke qenë pjesë e jetës sime, ishte një kohë që nuk do të harrohet kurrë, por gjithçka ka një fund! Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe Allahu e bekoftë zemrën tuaj! E di që ti nuk je njeri i keq, ndaj mos vepro kështu! Ps, mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në “Instagram”, ka mbaruar kaloje atë. Boluchka”.
Përndryshe, reperi kishte konfirmuar lidhjen me modelen ruse në dhjetor të vitit të kaluar./Shqip.com