Arrestohet nga policia pasi mashtroi qytetarët duke kërkuar para për shërim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte mashtruar qytetarët duke kërkuar mjete financiare për shërim.
Këto mjete financiare i kishte pranuar në llogarinë e tij bankare.
I dyshuari është arrestuar në një lokal në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se i njëjti kishte dy urdhër arrëse aktive.
Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. “
“I dyshuari me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare”
“Me këtë rast policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor. Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit” thuhet në njoftimin e policisë. /Shqip.com