Reagon Duda Balje pasi që Blerim Latifi e quajti analfabete: Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pasi që analisti, Blerim Latifi e ka quajtur analfabete.
Balje përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në listën kandiduese për deputet ke qenë i fundit.
“Dhe ndoshta krejt i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe të mbrosh qëndrimin tënd i cili si duket të mungon”, ka thënë Latifi.
Ajo gjithashtu i ka thënë Latifit që nuk e njeh mirë, të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurt që nuk je për politikë për këtë në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal.
Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka quajtur Duda Baljen analfabete gjatë një emisionit Pressing në T7 ku po debatohej për “Bartjen e shamisë në shkolla”.
“Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Duda Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.
Për këto fjalë, avokatja, Nora Huseinovic Veliu, e ka ftuar deputeten Balje që të shkoj në zyrën e saj e të padisin Latifin.
“E ftoj Duda Baljen të vijë në zyrën time dhe të ju padisë për fyerje”, shtoi ajo./Shqip.com