Ferizaj: 35 vjeçari bie nga kati tetë, dyshohet për vetëvrasje
Publikuar:
(08.08.2021 20:14:53)

Një 35 vjeçar në Ferizaj po dyshohet se ka “kryer vetëvrasje”, duke rënë nga kati i tetë.
Lajmi është konfirmuar për Shqip.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, rreth orës 17:24.
“Nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”
“Policia , ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha veprimet, kanë siguruar vendin e ngjarjes”, tha Veseli.
Rasti po hetohet nga organet relevante nëse vërtetë ishte vetëvrasje. /Shqip.com