Edhe gjashtë klube i bashkohen Federatës së Notit të Kosovës
Publikuar:
(04.04.2022 15:51:02)

Edhe gjashtë klube të reja do t’i bashkohen Federatës së Notit të Kosovës.
Ky vendim është marrë nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.
“Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), ka shqyrtuar padinë e gjashtë klubeve të notit, Aloha, Delfini, Illyria, Rainca, Niko dhe Hajvalia të bërë ndaj Federatës së Notit të Kosovës (FNK). Klubet janë drejtuar me padi në KAS për mos anëtarësimin e tyre nga Federata e Notit të Kosovës.
KAS pas shqyrtimit të ankesës dhe dëgjimit të palëve, ka marrë vendim pro-klubeve” thuhet ndër të tjera në vendim.
Ky vendim do të hyjë në fuqi qysh nga dita e sotme.
Teksa, arbitër kryesues në këtë arbitrazh ishte Fisnik Salihu. /Shqip.com