Sport Shqiptar

Vokrri: Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk jam njoftuar nga gjykata deri më tani

Gramoz Vokrri

U raportua se gjykata e ka refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit – në lidhje me kandidaturën e tij për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, diçka të tillë ka mohuar Vokrri.

Në një prononcim për Shqip.com – ai ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk jam njoftuar nga gjykata deri më tani. Avokati im është në gjykatë, por nuk ka ende as edhe një njoftim”.

Ai po ashtu shtoi se “nuk janë lajme të vërteta këto që po qarkullojnë. Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”.

Aktualisht – kryetar i kësaj federate është Agim Ademi.

Në zgjedhjet e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post në vitin 2018 – ai ishte ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota. /Shqip.com