Tottenhami nuk po dorëzohet

Një hap më afër Evropës.
Tottenham Hottspur ka shënuar fitore të thellë 5-1, ndaj Newcastle United – për t’i mbajtur gjallë ëndrrat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë në këtë takim e realizuan mysafirët, me anë të Fabian Schaer – në minutën e 39-të.
Por, ky gëzim zgjati vetëm katër minuta, pasi Ben Davies e barozazoi rezultatin.
Pjesa e parë nuk solli më zhvillime.
Teksa, në të dytën vendasit ishin superior.
Dhoeryty, Son, Royal dhe Bergëijn shënuan nga një herë për epilogun përfundimtar 5-1.
Për Spurs, kjo fitore ishte tejet e rëndësishme – për shkak se janë ngritur në pozitën e katërt me 54 pikë të grumbulluara.
Por, kanë dy ndeshje më shumë se Arsenali, ekip i cili ka pikë të barabarta.
Në anën tjetër, Newcastle mbetet në pozitën e 15-të, me 31 pikë gjithsej.
Deri në përfundim të Premierligës kanë mbetur edhe tetë xhiro për tu zhvilluar.
Gara për titull, kualfikim në Evropë, dhe mbijetesë duket që do jetë e “zjarrtë” deri në fund. /Shqip.com
