Lajme

Gjermania dënon vrasjet në Bucha si ‘krim të tmerrshëm lufte’

Pamje nga Bucha

Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat në zonat e lëna pas nga forcat ruse ndërsa ato tërhiqen nga rrethi i Kievit.

“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje,” tha zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck në një intervistë për gazetën Bild.

Habeck shtoi: “Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE”, raporton BBC.

Duke shkruar në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: “E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet.

“Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës.”

Raporte të shumta për dhunën ruse kundër civilëve kanë dalë nga Bucha afër Kievit, duke përfshirë një pretendim të pakonfirmuar nga zyrtarët ukrainas se qyteti është detyruar të varros 280 njerëz në varre masive./SHQIP.com