Lajme

Një i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19

Qendra e COVID-19

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavis.

Ndërsa, nga 1.027 testime të kryera, 19 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksinimi në Kosovë kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.

Në total numri i rasteve aktive është 555./Shqip.com