E rrallë: Bayerni luajti 12-të futbollistë

11-të futbollistë është numri maksimal që një skuadër mund ta ketë në fushën e gjelbër – gjatë një ndeshje futbolli.
Por, Bayern Munchen – për disa momente pati 12-të futbollistë – kundër Freiburgut, të shtunën.
Niklas Sule dhe Marcel Sabitzer hynë në lojë në minutën e 86-të, por vetëm Corentin Tolisso doli.
Gjyqtari i katërt tregoi numrin e gabuar në tabelë, gjë që do të thoshte se Kingsley Coman nuk e dinte se duhej të dilte – nga loja.
Ani pse kjo ndodhi për një kohë të shkurtër, në më pak se një minutë, bavarezët mund të humbasin ndeshjen në tavolinë.
Gjyqtari kryesor i takimit, Christian Dingert tha se ishte “situatë krejtësisht konfuze [dhe] tani DFB [Shoqata Gjermane e Futbollit] duhet të vendosë”.
Teksa, trajneri i Freiburgut, Christian Streich tha se “unë pres që ne nuk do të duhet të apelojmë asgjë. Ne u përmbahemi këtyre rregullave dhe kjo është gjithçka që do të them për këtë.”
Sa i përket tabelës, Bayerni vazhdon të mbetet lider në elitën e futbollit gjerman, me 66 pikë të grumbulluara.
Plot – nëntë më shumë se Borussia Dortmund – që është një vend më poshtë.
Deri në përfundim të Bundesligës – kanë mbetur edhe shtatë gjiro për tu zhvilluar/Shqip.com
