Leipzigu turpëron Dormundin
Publikuar:
(02.04.2022 21:00:16)

Leipzigu ka mposhtur Dortmundin në “Signa Iduna Park” me rezultatin e thellë 4:1.
Skuadra e Leipzigut e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 21-të me Konrad Laimer për 1:0.
Laimer shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të dytin personal në minutën e 30-të.
Loja e mirë e Leipzigut vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Në minutën e 58-të Christopher Nkunku shënoi për 3:0.
Dortmundi arriti të ngushtonte rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Donyell Malen në minutën e 84-t.
Dani Olmo vulosi fitoren e Leipzigut në minutën e 86-të për 4:1.
Dortmundi pas kësaj humbjeje mban pozitën e dytë me 57 pikë. Leipzigu renditet në vendin e katërt me 48 sosh./Shqip.com