Sport Ndërkombëtar

Marku reagon ashpër, pas provokimit të kundërshtarit

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e goditi boksierin kundërshtarë Chris Jenkins, gjatë matjeve zyrtare, pasi që ky i fundit e provokoi atë me puthje.

Ylli shqiptar është i njohur për temperamentin e tij në ngjarjet para meçeve, dhe përsëri arriti të tregoj nervozizmin e tij kur u takua me Jenkins.

Gjatë përballjes fytyrë më fytyrë, Marku shihej duke e paralajmëruar se çfarë do t’i ndodhë Jenkins, ndërsa ky i fundit në mënyrë sarkastike e provokon me puthje.

Vetëm pak sekonda pas këtij gjesti të Jenkins, Marku shpërtheu duke e kapur atë për fyti dhe duke e shtyrë, ku situata u tensionua dhe u nevojit ndërhyrja e sigurimeve.

Marku do të përballet me Jenkins në kuadër të peshave të lehta, këtë të shtunë në qytetin e Newcastle./Shqip.com