Lajme

Kadaj-Bujupi: Shteti braktisi dy mijë punëtorë, të cilët prej gjashtë muajsh marrin vetëm gjysmën e pagës.

Analistja Donika Kadaj-Bujupi
Analistja Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk i është përgjigjur kërkesave të kompanisë së Ferronikelit.

Kadaj-Bujupi ka thënë se shteti braktisi dy mijë punëtorë, të cilët prej gjashtë muajsh marrin vetëm gjysmën e pagës.

“Është shumë shqetësues fakti që qeveria po vazhdon me neglizhu faktin që në rend të parë, të ndjeshmërisë sociale, janë dy mijë punëtorë të cilët po rrezikohen”, tha Kadaj-Bujupi në emisionin Pressing në T7.

Ajo gjithashtu ka thënë Qeveria s’është kujtuar të paktën 50 përqindëshin tjetër me subvencionu për periudhën sa kompania nuk prodhon në mungesë të furnizimit të energjisë elektrike, dhe sipas saj kjo është komplet një braktisje dhe mungesë interesimi për ata punëtorë.

“Qeveria po shihet se verës ka fjet dhe nuk ka pasur asnjë plan se si ta përballojë këtë krizë dhe tani viktimën e parë reale e kemi Ferronikelin, si pasojë e krizës botërore të energjisë elektrike, pasojë e cila do të zgjasë për fatin e keq, sepse po dihet se po ka ndikim edhe Ukraina dhe lufta atje”, tha ndër të tjera Kadaj-Bujupi.